Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Viets: Luftimi i korrupsionit e krimeve të tjera kusht i paplotësuar për vizat

Së paku edhe dy kushte që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit dhe krimeve tjera, nuk i ka plotësuar Kosova për të marrë liberalizimin e vizave, kanë thënë të hënën, përfaqësues ndërkombëtarë në lansimin e projektit të dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, organizuar nga misioni i OSBE-së në bashkëpunim me Qeverinë gjermane.

Për këtë është kërkuar seriozitet dhe përkushtim më i madh nga institucionet kosovare, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka deklaruar se korrupsioni i nivelit të lartë mbetet një nga sfidat madhore për zhvillimin e Kosovës.

Krijimi i një historiku pozitiv në trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimeve të tjera sipas saj, mbeten kushtet kryesore për liberalizim të vizave, por jo vetëm kaq. Luftimi i korrupsionit ka shtuar ajo, është betejë e mundimshme dhe nënkupton ndryshime radikale të mendësisë dhe në veçanti vullnet të fortë, të palëkundur politik.

Sipas saj, duhet një bashkëpunim i madh ndërinstitucional për të tejkaluar sfidat kryesore, sa i përket luftimit të korrupsionit.

Ambasadorja gjermane ka thënë se kjo nuk është detyrë e lehtë sidomos kur rastet e nivelit të lartë mund të përfshijnë njerëz shumë të fuqishëm. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.