Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Prljaskaj, publikoi një video në Facebook ku në një veturë me targa të Kosovës dikush shkroi “Kosova është Serbi”.
Ajo tha në Facebook të enjten se mbishkrimi u bë nga një qytetar serb, në qytetin e Opatisë, derisa veprimin e quajti akt të përçarjes.
“Veprime të tilla shkaktojnë përhapje të urrejtjes, intolerancës dhe përçarjes mes popujve, diskriminim dhe ndezje të urrejtjes ekzistuese ndaj populli shqiptar”.
Ajo potencoi se Opatia ka qenë qytet multikulturor ndër shekuj, e veprime të tilla sipas Lekajt, shkaktojnë imazh të keq për turizmin në Kroaci.
Të enjten, kur deputetja shpërndau videon, hyri në fuqi marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet, dhe të rrjedhë ndryshimi i tabelave të banorëve serbë në Kosovë nga ato serbe në RKS.
Posted by Ermina Lekaj Prljaskaj on Thursday, September 1, 2022
-
Serbët në veri nisin fushatë të gjerë kërcënimi për të mos i pranuar targat RKS
-
Koci, qytetarëve që udhëtojnë përmes Serbisë: Postimet në rrjetet sociale mund t'ju sjellin telashe
-
Skandal në Champions, Zvezda falënderon polakët për banerin “Kosova është Serbi”
-
Lekaj: Duhet të rrimë zgjuar dhe të jemi të kujdesshëm nga provokimet e Serbisë
-
Nis zbatimi i vendimit që lejon targat RKS në territorin e Serbisë, ato serbe në Kosovë mbulohen