Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetura godet për vdekje gazetarin Hysni Syla

Gazetari Hysni Syla ka vdekur pasi u godit nga një veturë të martën në Mitrovicë.

Siç ka bërë të ditur Policia për Kohën, ai ka vdekur sot rreth orës 10:00.

Syla ishte 71-vjeçar.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij. Në ngushëllimin e AGK-së thuhet se Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin dhe përkushtimin që Syla pati për gazetarinë. Njëherësh, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Hysni Syla”, thuhet në ngushëllim.