Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje zgjedh pesë anëtarë të rinj të Kryesisë

Lëvizja Vetëvendosje sot mbajti mbledhjen e XXXII të Këshillit të Përgjithshëm.

Këshilli i Përgjithshëm ndër të tjera sot mori vendim për pranimin e dorëheqjeve nga Kryesia e Lëvizjes, dhe bëri plotësimin me 5 anëtarë të rinj që u votuan sot në mesin e 13 propozimeve për kandidatë.

Pesë anëtarët e rinj, prej të cilëve 3 gra e 2 burra, të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje të zgjedhur përmes votimit të fshehtë, me shumicë votash në mesin e 13 propozimeve janë: Mytaher Haskuka, Fitore Pacolli, Arben Vitia, Vlora Haxhimehmedi dhe Tinka Kurti.