Nënkryetari i Vetëvendosjes Dardan Sejdiu, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se shpreson që votat e diasporës dhe ato me kusht do të rrisin më shumë fitoren e Vetëvendosjes e cila kandidoi e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai ka thënë se pret që votat e diasporës dhe ato me kusht t'ia sigurojë edhe deputetin e 32-të.
Për sa i përket koalicionit PAN, Sejdiu ka thënë se nuk beson që do korrin fitore, aq më pak në këto zgjedhje.
“Jam i sigurt që as LAA e as minoritetet nuk do t’i bashkohen PAN-ikut”, ka thënë Sejdiu.
Pavarësisht se PAN thotë që i kanë numrat e nevojshëm, Sejdiu ka thënë se e bëjnë me qëllim të krijojnë presion tek akterët tjerë.
“Mendoj që duhet të presim për dështimin e tyre, askush nuk do t’ju bashkohet”, ka thënë Sejdiu.
-
Sejdiu: S’do të ketë krizë institucionale, VV me LAA i kanë 61 deputetë
-
Vetëvendosje me LAA-në thonë se i kanë numrat për Qeverinë
-
Vota nga diaspora forcon LVV-në. Në pikëpyetje nëse do të qeverisë vetë, apo në koalicion
-
Sejdiu: LDK-ja po e mohon koalicionin me PDK-në shkaku i VV-së
-
Sejdiu: VV-së i duhet një koalicion me LDK-në apo PDK-në për ta zgjedhur edhe presidentin