Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, deklaroi të mërkurën se ky subjekt politik nuk është i përfshirë në punësime partiake, e sipas tij, VV-ja ka qenë gjithmonë kundër praktikave të punësimit pa kriter.
Për punësimet e reja në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Manxhuka tha se asnjë zyrtar i VV-së nuk e ka askënd të punësuar aty, derisa paralajmëroi padi për personat që deklaruan se VV-ja ka punësuar militantë.
“U tentua që e gjithë fushata ndaj VV-së të nisë duke akuzuar dy deputetë për punësime familjare, njëri doli të ketë vëllain në Kanada, por portalet ja punësuan në KEK, dhe tjetrit ja bënë një nip që nuk e dinte që e kishte derisa e pa në portale”, shkroi Manxhuka në Facebook.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, tha se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka punësuar mbi 100 persona në KEK, që sipas tij, janë të afërm të anëtarëve të kësaj partie.
-
LDK-ja deponon kallëzim penal për punësimet në KEK, LVV-ja paralajmëron padi
-
AKK-ja nis mbledhjen dhe trajtimin e informatave për punësimet në KEK
-
LDK-ja do të dorëzojë kallëzim penal për punësimet në KEK
-
Prokuroria nis hetimet për punësimet në KEK
-
VV-ja i reagon LDK-së për votat me postë, përmend “skemë të organizuar me qëllim manipulimi”