Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje ngritë kallëzim penal ndaj Agim Veliut

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

VV këtë kallëzim pena e ka bërë ndaj Veliut për shkak të mbajtjes në punë të një zyrtari, që, sipas kallëzimit të publikuar nga e Llapi.info, e ka dëmtuar buxhetin e komunës me rreth 10 mijë e 100 euro.

Kallëzimi penal është dorëzuar sot në Gjykatën Themelore, pasi sipas VV-së Veliu e ka mbajtur në punë Ahmet Ahmetin, si udhëheqës i personelit me status të punësimit- nëpunës civil i karrierës.