Sot, kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Arben Vitia, bashkë me aktivistë shpërndanë drunj disa familjeve me gjendje të rënduar ekonomike në Komunën e Prishtinës.
Kështu bën me dije kjo parti, përmes një komunikate për media, derisa tregon se këto drunj janë siguruar nga ndihma të aktivistëve e përkrahësve vullnetmirë, të cilët kanë treguar gatishmërinë për solidarizim me ata që kanë më së shumti nevojë.
Shpërndarja e drunjve për skamnorët në Prishtinë, përplasja e re VV-PSD
“Në parkun Gërmia ka një numër të madh të drunjve të cilët janë mbledhur nga pastrimi i pyjeve e shtigjeve dhe njëkohësisht ka drunj që janë konfiskuar nga inspeksioni për shkak të prerjeve ilegale. Këto drunj, që janë mbi 600 metra kub, sigurisht që do të lehtësonin kushtet e rënda të rasteve sociale në Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
“Për më keq, para disa muajsh është raportuar se pikërisht nga punëtorë të punësuar së voni në Hortikulturë nga PSD-ja, janë vjedhur një pjesë e drunjve”, thuhet më tej.
Edhe
Shpërndarja e drunjve për skamnorët në Prishtinë, përplasja e re VV-PSD
Vetëvendosje në Prishtinë thotë se “Komuna nuk duhet e nuk mund të mbetet institucion që shfrytëzohet si trampolinë nga kryetari aktual, për ta përmbushur ambicien e tij për promovim”.
“Meqë zyrtarët nga Komuna e Prishtinës e Qeveria i kanë harruar rastet sociale, është i domosdoshëm angazhimi në aksionet solidarizuese, të cilat edhe ne si Qendër e Lëvizjes në Prishtinë do t'i shpeshtojmë e intensifikojmë”, ka thënë më tej Vetëvendosje e Prishtinës, në komunikatën e vet.