Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje kërkon transmetim direkt të seancave të Kuvendit

Këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë kanë kërkuar që mbledhjet e Kuvendit të transmetohen direkt në ueb-faqen zyrtare dhe në një televizion lokal. Për këtë të fundit kanë thënë se Komuna duhet të ndajë një buxhet për t’ia mundësuar transmetimin drejtpërdrejt.

Këto kërkesa janë bërë kur po diskutohej Plani i veprimit për transparencë për vitin 2018. Këshilltarja e LVV-së, Doruntina Hasani, e ka quajtur këtë Plan jo të detajuar mirë, shkruan sot Koha Ditore.

“Plani për transparencë në Komunën e Podujevës për vitin 2018 është një plan jo i detajuar mirë, ose edhe nëse ka gjëra të mira në këtë plan ju nuk u përmbaheni”, u ka thënë ajo zyrtarëve komunalë.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm