Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga Telekomi i Kosovës që sa më shpejtë t’i rikthej numrat e Z-mobile.
Përmes një njoftimit për media, ata thonë se kanë kaluar 9 ditë nga përfundimi i kontratës që Telekomi i Kosovës pati me ish Z-Mobile. Sipas tyre, brenda 30 ditëve duhet që numrat e kësaj të fundit të rikthehen aty ku e kanë vendin, pra në kompaninë mëmë, në Telekomin e Kosovës.
Ata thonë se është pritshme që Bordi dhe Menanxhmeti i Telekomit të Kosovës të njoftojë publikun se kanë marrë masat në plotni dhe se brenda 30 ditëve numrat do të kthehen nën përdorimin e Valës.
“Autoriteti Rregullativ (ARKEP), Bordi dhe zyrtarët përgjegjës, marrë parasysh ligjin dhe interesin publik të mos krijojnë asnjë pengesë. Opinionet a shpjegimet që dekurajojnë, relativizojnë, pengojnë, këtë proces tejet të rëndësishëm i shkojnë përshtat dëmtuesve të Telekomit”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, çdokush që e vonon këtë proces, apo e devijon, do të jetë padyshim, subjekt i proceseve të ardhshme gjyqësore, ku do të përllogariten dëmet e shkaktuara nga kontrata dhjetëvjeçare PTK-Dardafone, e që sipas tyre, në të cilën ish anëtarët e bordeve kanë të Rregullatorit kanë pasur rol tejet destruktiv.
“Numrat, pra, janë të Valës sepse abonentët që i kanë ata numra e shfrytëzojnë infrastrukturën e Valës, ndaj nuk mund të jenë të askujt tjetër përveçse të Valës. Telekomi i Kosovës duhet t’i kalojë edhe praktikisht nën administrimin e vet menjëherë e pa vonesë. Alibi procedurale dhe ligjore për pritje nuk ka”, thuhet në njoftim.
-
Vala: Përgjegjësia për humbjen e kredive në numrat e Z-Mobile i takon kësaj të fundit
-
S’ka më Z-Mobile, të gjithë klientët e saj kaluan me shërbime në Telekomin e Kosovës
-
Nis procesi i kalimit të numrave të Z-mobile në Vala
-
1.2 milion euro në muaj do t’i fitojë Telekomi me kthimin e numrave të Z-Mobilet
-
Balaj: Nga 28 nëntori të gjithë numrat i kthehen Valës, dërgimi në arbitrazh nga Z-Mobile i pabazuar