Telekomi i Kosovës ka njoftuar se nuk është përgjegjës për humbjen e kredisë së numrave që deri me datë 28.11.2019 kanë qenë konsumator të MVNO (Zmobile).
Sipas njoftimit, Z-Mobile është dashur t’i informojë me kohë që pas kësaj date të gjithë konsumatorët do të riktheheni në platformën e VALA-s dhe se mbushjet deri në këtë datë janë përgjegjësi e tyre.
“Për të gjitha këto paqartësi luteni që të drejtoheni dhe të kërkoni llogari në zyrat e ZMOBILE. Vala nuk ka pasur qasje në llogaritë e këtyre numrave, por, në kohën kur numeracioni ka kaluar tek ne, Vala është në dijeni për gjendjen e çdo llogarie Telekomi i Kosovës/Vala ka premtuar dhe siguruar qysh moti se në asnjë moment nuk do të mbeten pa komunikim”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, në momentin e parë që numrat kanë kaluar në platformën e tyre, të gjithë konsumatorët që deri me 28.11.2019 kanë qenë të Z-Mobile kanë pranuar 50GB interent, 150 minuta kombëtar dhe 150 sms e gjithë kjo që të kenë komunikim pandërprerë.
“Telekomi i Kosovës i fton të gjithë këta konsumator që ditëve në vazhdim të paraqiteni në pikën më të afërt të Telekomit që të regjistroni numrin e tyre”, thuhet tutje në njoftim.
-
S’ka më Z-Mobile, të gjithë klientët e saj kaluan me shërbime në Telekomin e Kosovës
-
Internet, minuta e sms falas për konsumatorët e Z-Mobilet që iu kthyen platformës së Valës
-
Vala dhe Z-Mobile “në luftë” me numrat
-
Vetëvendosje kërkon që numrat e Z-Mobile të rikthehen te Vala, thotë se ARKEP nuk duhet të krijojë pengesa
-
“Vala” pa valë