Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje kërkon largimin e reklamave nga Sheshi i Dëshmorëve në Malishevë

Organet e ekzekutivit të Malishevës ende nuk e kanë zbatuar vendimin për largim të billbordeve e reklamave rreth Sheshit të Dëshmorëve në Malishevë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas arsyetimit të ekzekutivit lokal për këtë çështje nevojitet qartësimi i disa detajeve teknike, që nuk figurojnë në vendimin e marrë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës. Ky vendim ishte miratuar rreth katër muaj më parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Moszbatimi i këtij vendimi rishtazi ka shtyrë qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë që me një letër t'u drejtohet kryetarit Ragip Begaj dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, Milazim Morina me kërkesën për zbatim të vendimit të sipërpërmendur.

Në letrën e nënshkruar nga kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Adem Berisha, shkruan se “me datën 7 shkurt 2019, Kuvendi i Komunës ka marrë vendim për largimin e të gjitha billbordëve (hapësirave reklamuese) brenda dhe për rreth Sheshit të dëshmorëve në Malishevë”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)