Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Malishevës, ka larguar të hënën reklamat e ndryshme nga rrethrrotullimi në qendër të qytetit.
Veprimi i Inspektoratit vjen pasi urdhëresa bërë bizneseve që i kishin vendosur ato, nuk u përfill për t’i larguar.
Sipas njoftimit nga Komuna e Malishevës, në të ardhmen do të merren edhe masa ligjore ndaj atyre që nuk zbatojnë urdhëresën e Inspektoratit për mosvendosje të reklamava në vende ku nuk lejohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Situata nga helmimi në Malishevë po shkon drejt normalizimit
-
Mbyllen dy lokale në Malishevë ku shërbeheshin “shisha”
-
Mitrovica ndalon qarkullimin me trotinete dhe mjete të ngjashme në hapësirat publike
-
Gjobitën katër investitorë të ndërtimeve në Malishevë
-
Prishtina heq pengesat nëpër rrethrrotullime