Gjetjet e shumta të Zyrës Kombëtare të Auditimit të përfshira në raportin për Pasqyrën financiare të Komunës së Pejës për vitin 2017, subjekti opozitar në Pejë, Vetëvendosje, konsideron se mund të jenë edhe objekt hetimi nga prokuroria.
Bashkim Nurboja, anëtar i kryesisë së këtij subjekti, në një konferencë shtypi ka shprehur shqetësimet e LVV-së për keqmenaxhim të Komunës së Pejës. Lëvizja Vetëvendosje në Pejë është e shqetësuar me gjetjet e Auditorit të jashtëm për 2017. Këto gjetje kanë konfirmuar ato që ne i kemi theksuar vazhdimisht gjatë 2017-s për keqmenaxhim dhe joefikasitet, shkruan sot Koha Ditore.
Nga shumica e gjetjeve që kemi vërejtur, ku ka potencial të dëmtohet buxheti i Komunës, kemi vërejtur edhe shkelje që mund të konsiderohen penale”, ka thënë Nurboja, i cili ka potencuar me këtë rast disa nga çështjet e ngritura në raportin e ZKA-së. Ai ka thënë se në çështjen 4 në raport flitet për mosrespektimin e kritereve në konkurset publike.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)