Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar institucionet e drejtësisë për moszbardhjen e rastit të Astrit Deharit.
Sipas tyre ky rast duhet të ndriçohet dhe se përgjegjësit duhet të marrin përgjegjësi.
Xhelal Sveqla ka thënë se në kohën kur u arrestua Astrit Dehari dhe aktivistët tjerë të VV-së, në Kosovë po kundërshtohej “Zajednica” dhe Demarkacioni me Malin e Zi”.
Ndërsa Albulena Haxhiu nga kjo parti, tha se ata kanë kërkuar që ky rast të hetohet nga Prokuroria Speciale, por që edhe pas 4 vjet të vdekjes së Deharit nuk ka rezultate.
”Nga publikimi i raportit të instituti Zviceran që dëshmon se nuk ka qenë vetëvrasje, kemi kërkuar që rasti të kalojë në Prokurojnë Speciale, ku do të bëhej një hetim i pavarur. Sot ende mungon drejtësia për Deharin. Bëjmë thirrje për drejtësi”, tha ajo.
Ajo po ashtu ka thënë se duhet të ndalet përndjekja e aktivistëve të Vetëvendosjes.
-
Haxhiu për rastin Dehari: Neglizhenca e Prokurorisë po e vonon drejtësinë
-
Vetëvendosje akuzon Prokurorinë për taktikë dhe strategji të padrejtësisë në rastin Dehari
-
VV-ja kritikon faljen që presidenti i bëri dëshmitarit të Deharit, kërkon të zbardhet rasti
-
Kurti: Prokuroria e ka mbështetjen e Qeverisë për zbardhjen e rastit të Deharit
-
Tahiri: Pse po hesht Vetëvendosja për mostrat e rastit të Deharit