Marrëveshja e demarkacionit mund të rinegociohet me Malin e Zi. Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri në Rubikon të KTV-së propozoi që ky rinegociim të bëhet në pikat ku kanë mospajtueshmëri.
Po ashtu, Ymeri propozoi që të bëhet një zotim institucional në mes të dy shteteve që kjo të zgjidhet në mënyrë paqësore.
“Po e hapim një diskutim me Malin e Zi që kemi nevojë ta rinegociojme këtë marrëveshje në ato pika që nuk kemi pajtim dhe e dyta domosdoshmërish duhet ta bëjmë një zotim institucional në mes të Kosovës dhe Malit të Zi që këtë do ta zgjidhim në mënyrë paqësore”, ka deklaruar ai.
Për këtë Ymeri thotë ndonëse nuk është nevojë jetike atëherë nuk ka arsye për nxitim.
Artikuj të ngjashëm
-
Komisioni rekomandon shqyrtimin e demarkacionit në Kuvend
-
Ymeri: Gjërat mbesin të mjegullta edhe pas marrëveshjes së demarkacionit
-
Ymeri: Të rinegociohet demarkacioni me Malin e Zi
-
Ymeri: Duam rishikim të demarkacionit dhe marrëdhënie të mira me Malin e Zi
-
Ymeri tregon skenarin e nesërm për kundërshtim të demarkacionit