Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ymeri tregon skenarin e nesërm për kundërshtim të demarkacionit

Do të kundërshtohet e do të protestohet kundër marrëveshjes së demarkacionit. Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri në Rubikon të KTV-së ka theksuar se qëndrimi i subjektit të tij karshi marrëveshjes mbetet i njëjti.

Insistim kriminal e quan lideri i LVV-së, Visar Ymeri dërgimin e marrëveshjes së demarkacionit për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshja ndonëse e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash edhe me deklaratën e lëshuar së fundmi, kundërshtohet haptazi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe qëndrimi nuk mund të ndryshojë, sipas Ymerit.

“Do të kundërshtojmë dhe do të protestojmë kundër demarkacionit. Qëndrimi nuk ka ndryshuar sepse marrëveshja nuk ka ndryshuar. Insistimi që kjo marrëveshje të votohet në Kuvendin e Kosovës është insistim kriminal për një marrëveshje e cila e cenon territorin e Kosovës dhe kjo është provuar nga ekspertët më të mirë të vendit që kemi”, ka thënë ai. “Insistimi i qeverisë është kriminal sepse është insistim i një qeverie që me çdo kusht dëshiron të falë territor”.

Lëvizja Vetëvendosje qëndron prapa asaj që marrëveshja aktuale e demarkacionit me Malin e Zi është e dëmshme dhe e rrezikshme.

Edhe Jashari: Kësaj radhe, ndryshe nga herët e kaluara, s’po ka improvizime Arbëri 2 d. më parë Jashari: Kësaj radhe, ndryshe nga herët e kaluara, s’po ka improvizime

“Ne po i themi jo marrëveshjes, atë nuk e ka nënshkruar Hoyt Yee dhe Delawie, marrëveshjen e kanë negociuar në mënyrën më të keqe Murat Meha dhe e ka nënshkruar Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

“Marrëveshja për demarkacion ose demarkimi i vijës kufitare mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është një proces i rrezikshëm dhe jashtëzakonisht i dëmshëm”.