Është bërë një vit që kur ka nisur të bëhet vlerësimi i performancës së mësimdhënësve bazuar në një udhëzim administrativ të Ministrisë së Arsimit.
Por, gjatë kësaj periudhe njëvjeçare, nga mbi 22 mijë mësimdhënës sa janë aktualisht vetëm 216 prej tyre janë vlerësuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsye e zgjatjes së këtij procesi dhe vështirësi, për inspektoratin, është numri i vogël i inspektorëve dhe mungesa e 100 orëve të trajnimeve që duhet t’i ketë një mësues për t’iu nënshtruar vlerësimit.
Ndonëse kjo ministri pritet t’i angazhojë edhe 30 inspektorë të tjerë shtesë, Gashi thotë se vlerësimi do të zgjatë me vite.
Sipas tij, një inspektor brenda një viti mund t’i vlerësojë diku rreth 30 mësimdhënës.
E njëra ndër shkollat që i është nënshtruar e para procesit të vlerësimit është shkolla fillore "Faik Konica" në kryeqytet.
Sipas mësimdhënëses Gjylie Bala, ata mësimdhënës që janë vlerësuar kanë rezultuar të suksesshëm.
Derisa inspektorati i ka njoftuar shkollat me rezultatin e performancës së mësimdhënësve së tyre, nga instituti “Edguard” që monitorojnë këtë proces thonë se MASHT-i nuk i ka bërë publike rezultatet e atyre që i janë nënshtruar vlerësimit.
Qehaja thotë se janë edhe kundër formës së përzgjedhur të vlerësimit të performancës, e cila nuk është e duhur. Aty përfshihen: vetëvlerësimi me 35 përqind, vlerësimi nga drejtori me 20 përqind dhe përqindjen tjetër duhet ta bëjë inspektorati gjatë orëve të mësimit.