Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga 4,024 testime të kryera kanë rezultuar vetëm dy raste të reja me COVID-19, një në Shkodër dhe një në Durrës, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet.
Sipas Ministrisë, aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa në Infektivë po marrin trajtim spitalor të specializuar dy pacientë.
Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 132.523 raste, prej tyre 130.014 janë shëruar, 53 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 persona.