Prej rreth tre mijë banorë sa ka komuniteti, Rom Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Lipjanit, vetëm 25 për qind e tyre janë imunizuar me vaksina kundër Covid-19.
Kjo ka bërë që zyrtarët në Qendrën e Vaksinimit në Lipjan të kërkojnë nga ky komunitet ta marrin vaksinën me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të të gjithëve.
Izer Sinani, koordinator i Qendrës së Vaksinimit në Lipjan, ka thënë për KOHËN se procesi i vaksinimit po vazhdon duke administruar deri në 250 vaksina gjatë ditës por interesimi i komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian është mjaftë i vogël.
”Vetëm rreth 25 për qind e komunitetit Rom Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Lipjanit janë vaksinuar dhe ata kanë kërkuar që me ekipin mobilë të shkojmë nëpër shtëpitë e tyre për t’i vaksinuar”, ka thënë Sinani. Sipas tij, në total deri më tash në Qendrën e Vaksinimit në Lipjan janë administruar rreth 53 mijë vaksina kundër Covid19. “Me dozën e parë janë administruar rreth 30 mijë vaksina, ndërkaq me dy doza rreth 23 mijë vaksina kundër Covid19. Ndërkaq, gjatë muajit të fundit janë imunizuar me vaksina rreth 50 gra shtatzëna dhe 85 gjidhënëse”, ka thënë Sinani.
-
Afro 40 mijë qytetarë në Lipjan imunizohen me vaksinën anti-COVID
-
Komuniteti ashkali në Lipjan kërkon përfaqësim të drejtë në institucione publike
-
Rreth 500 nxënës vaksinohen në Lipjan kundër koronavirusit
-
Katër vullnetarë, të angazhuar në procesin e vaksinimit në Lipjan
-
Rritet numri i imunizimeve te shtatzënat në Lipjan