Aktivisti i shoqërisë civile, Sejnur Veshall, ka thënë se çështja e martesave të hershme të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, nuk diskutohet dhe trajtohet sa duhet.
Veshall ka theksuar se Prizreni qëndron më së miri në Kosovë sa i përket integrimit të komuniteteve pakicë në shoqëri. Kjo, sipas tij, për shkak të edukimit më të mirëfilltë atje se në qytetet e tjera të Kosovës.
“Prizreni është qyteti i vetëm në Kosovë që ka mundur të promovojë vlera, integrim dhe bashkëpunim të komunitetit rom. Kanë pasur një fuqi të madhe organizatat që kanë luftuar për edukimin e komuniteteve rom, egjiptian, ashkali. Pjesa kryesore e martesave të hershme vjen për shkak të edukimit joadekuat të komuniteteve që lidhet pjesën socio-ekonomike, pastaj dështimi institucional në këtë rast”.
Veshall ka thënë se politika tenton të promovojë vlera më të shtuara se që ekzistojnë në shoqëri dhe se mundohet ta fshehë çështjen e martesave të hershme në komunitetet pakicë.
-
Veshall: Kultura rome të jetë pjesë e kurrikulave shkollore
-
Kurti: 31% e vajzave nga komunitete rom, ashkali e egjiptian martohen nën moshën 18-vjeçare
-
Asllani: Problemet kryesore të komuniteteve pakicë janë arsimimi dhe punësimi
-
Vetëm 31% e fëmijëve romë, ashkalinj e egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë
-
Komunitetet e harruara edhe në fushatë