Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar menjëherë ndaj përplasjes që Xhavit Haliti e pati me deputetin e LDK-së, Arben Gashi, transmeton Koha.net.
Veseli duke iu drejtuar të gjithë deputetëve ka thënë se “për hir të sakrificës së qytetarëve të ndalen sjelljet që nuk i takojnë deputetëve të këtij Kuvendi. Duhet të mendojmë për dinjitetin e njëri-tjetrit më shumë sesa për tonin”.
Pasi ndali mikrofonin, Veseli i është drejtuar zëvendësit të tij, Halitit, duke i thënë: “Nuk ka kuptim kështu”.
Haliti u pa duke sulmuar i pari deputetin Arben Gashi të LDK-së, i cili ishte duke pritur në radhë për të votuar për gjyqtarë të Kushtetueses.
Artikuj të ngjashëm
-
Haliti s’përjashtohet nga seanca, Veseli thotë se do merren masa sipas rregullores
-
Përmbledhje e KTV-së rreth përleshjes në Kuvend mes Gashit e Halitit
-
Sharje dhe fyerje mes Xhavit Halitit dhe Arben Gashit
-
Haliti: Rasti ndaj meje kishte për qëllim eliminimin tim nga gara për deputet
-
Gjykimi për përplasjen e deputetëve përcillet me qortimin e gjykatësit