Një përplasje verbale ka ndodhur në mes të kryesuesit të seancës së Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit.
Derisa ky i fundit kërkonte fjalën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emrin.
Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të samës”, transmeton kp.
Atij iu ka kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Përmbledhje e KTV-së rreth përleshjes në Kuvend mes Gashit e Halitit
-
Veseli qorton Halitin: Nuk ka kuptim kështu
-
Xhavit Haliti dënohet me 1 mijë euro gjobë për sulm ndaj Arben Gashit
-
Haliti: Rasti ndaj meje kishte për qëllim eliminimin tim nga gara për deputet
-
Gjykimi për përplasjen e deputetëve përcillet me qortimin e gjykatësit