Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar, për siç thotë ai, cenimin e marrëdhënieve që Qeveria e kryeministrit Albin Kurti po ia bënë Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se deklarata e senatorit Republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze.
“Në kohën kur mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është jetike dhe shumë e domosdoshme, Qeveria aktuale, si asnjë qeveri tjetër e mëparshme, ka nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm të marrëdhënieve Kosovë - SHBA. Deklarata e senatorit Republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze. Vënia në dyshim e rolit të SHBA-ve nga Qeveria Kurti dhe aleancës sonë të palëkundur me shtetin amerikan, është dëmi më i madh që një i zgjedhur politik i Kosovës, ka arritur t'i bëjë shtetit tonë. Vendosja e Kosovës në udhëkryq të rrezikshëm nacional, i ardhur jo nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por nga aktet e pamenduara të vetë Kryeministrit, është shenjë e keqe për vendin tonë”, shkruan Veseli.
-
PDK-ja fton partitë properëndimore t’i japin Kosovës një “qeveri të përgjegjshme”
-
Veseli: Qeveria po e keqmenaxhon situatën emergjente, s’ka asnjë plan për t’i ndihmuar bizneset e punëtorët
-
SHBA: Dera e hapur për rifillimin e bashkëpunimit, kërkohen hapa konkretë nga Kurti
-
Kurti thotë se Kosova ka gatishmëri për bashkëpunim më të afërt me SHBA-në
-
Krasniqi: Kundërshtimi i aleatëve politikë zyrtare e Qeverisë Kurti