Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli pret delegacionin e FMN-së, rikujton borxhin e ulët dhe rritjen ekonomike stabile

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, sot është takuar me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilën ka diskutuar për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019.

“Ky buxhet është real, i balancuar dhe i fokusuar kryesisht në investime kapitale dhe në zhvillim të vendit. Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me një rritje ekonomike stabile dhe me një planifikim buxhetor, i cili siguron stabilitet për institucionet publike dhe stimulon sektorin privat. Viti i ardhshëm do të jetë vit i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, i shumë projekteve të mëdha në të mirë të qytetarëve dhe i hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në “Facebook”.