Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, moscertifikimin e Listës Serbe e ka quajtur tentim loje me shtetin dhe institucionet e saj nga ana e pushtetit.
Në një lidhje direkte në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, Veseli ka thënë se certifikimi i kësaj partie është i pashmangshëm dhe kushtetues.
“Kemi marrë kritika të shëndosha se si duhet të sillet Kosova dhe institucionet e saj. Duket se politikanët e në këtë rast partia në pushtet nuk po reflektojnë. Situatë të tillë kemi pasur edhe në zgjedhjet e kaluara, një tentim loje, thjeshtë lojë me shtetin e me institucionet e saj, kur dihet se është e pashmangshme në aspektin ligjor dhe kushtetues certifikimi i Listës Serbe”, ka thënë ai.
Veseli ka shtuar se Kosova duhet të sillet si shtet demokratik, e jo të lë përshtypjen te partnerët strategjik si vend që nuk i respekton ligjet e veta.
“Besoj se nuk ka qytetar të Kosovës se nuk e di që Lista Serbe është thjeshtë vegël e Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiq, në Kosovë. Është destruktive. Megjithatë ne jemi shtet demokratik e ligjor dhe ashtu duhet të sillemi, andaj edhe moscertifikimi i saj ka ardhur në këtë aspekt për mosrespektim të ligjit. E gjitha ka shkuar me lojëra politike për të fituar një grusht votash, e në anën tjetër është bërë dëmi i madh sepse imazhi i Kosovës në sy të partnerit tonë strategjik dhe vendeve të tjera evropiane, është që është cenuar dhe kemi dalë si një shtet që nuk i respekton ligjet e veta”, ka thënë ai.
Thirrjen e SHBA-së lidhur me këtë çështje Veseli e ka quajtur prindërore për të cilën duhet reflektuar.
-
Ish-koloneli i FSK-së Afrim Veseli sot në “60 Minuta”
-
Ngrihen shqetësime për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe
-
DnV: Shqetësues moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, i kanë kaluar verifikimet ligjore
-
Sopi: Me moscertifikimin e Listës Serbe janë prekur interesat e SHBA-së
-
Sefaj: Moscertifikimi i Listës Serbe, antiligjor - në KQZ po sillen si fëmijë të marrë