Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas votimit të tri projektligjeve që i hapin rrugë FSK-së për t’u bërë ushtri.
Veseli tha se sot po fillon një epokë e re për shtetin.
“Kuvendi e miratoi ligjin 06 L124 për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në këtë vit votim sot fillon një epokë e re për shtetin tonë, nga ky moment zyrtarisht e kemi Ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Kosovës e Forcës së Sigurisë së Kosovës që edhe nga ky çast, janë edhe ushtarët e Kosovës të cilëve u urojmë Ushtrinë e Kosovës. Urime ushtarë, prej sot gatitu”, është shprehur Veseli.