Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë të mbahet më 14 dhjetor.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, Veseli ka propozuar që seanca që transformon Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të mbahet më 14 dhjetor.
“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, ka shkruar Kreu i Kuvendit në faqen e tij në Facebook.
Në një konferencë për media, Veseli ka thënë se
Ushtria e Kosovës do të jetë “ushtri perëndimore, profesionale dhe populli jonë do të vazhdojë fqinjësinë e mirë me popujt përreth”.
Ka thënë se do të jete një nga projektligjet që do të miratohet me shumicën absolute të votave.