Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot vendimin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Statutin e Trepçës.
Ky vendim i nënshkruar nga Veseli rikonfirmon pronësinë 100 për qind të Republikës së Kosovës në kombinatin më të madh metalurgjik në Kosovë, Trepça, e cila tani e tutje do të jetë Shoqëri Aksionare me aksione 100 për qind të Republikës së Kosovës.
Një ditë më parë është diskutuar për idenë e Serbisë se për Trepçën mund të diskutohet në dialogun final Kosovë-Serbi por reagimi ndaj kësaj teme ka qenë i ashpër nga të gjitha forcat politike në vend.

Artikuj të ngjashëm
-
Kurti shpall fitoren: Më e madhja në histori të Kosovës
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
-
Kosova merr nën kontroll stacionin hekurudhor në Zveçan
-
Pas dominimit në Kosovë, Trepça synon grupet e Championsit