Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, udhëtoi sot në Slloveni, njofton kumtesa, transmeton Koha.net
Atje ai do të marrë pjesë në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA) - iniciativë rajonale që u themelua më 2014, si rezultat i bashkëpunimit 20-vjeçar që tregon interesin e qëndrueshëm të parlamenteve të 13 vendeve të Evropës Juglindore për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm të rajonit.
Gjatë qëndrimit në Lublanë, Kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli do të pritet në një takim të posaçëm nga homologu slloven, Kryetar i Asamblesë Kombëtare, Milan Brglez.
Asambleja Parlamentare e SEECP u krijua në Bukuresht në maj 2014 pas një procesi të gjerë konsultimesh që synonin transformimin dhe institucionalizimin e mëtejshëm të Dimensionit Parlamentar të SEECP.
-
Veseli në Çeki, merr pjesë në Forumin 2000
-
Veseli: Kosova dhe Kroacia do thellojnë partneritetin në të gjitha fushat
-
Veseli takoi homologun Brglez, thotë se Kosova mund të përfitojnë nga përvoja legjislative sllovene
-
Serbia s’e lë Kosovën të marrë kryesimin e një Komisioni në SEECP, e merr Turqia
-
Sllovenia vazhdon mbështetjen ekonomike e euro-integruese për Kosovën