Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli në Holandë, kërkon liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në një takim të posaçëm nga presidentja e Senatit holandez, Ankie Broekers-Knol, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Në takim Veseli ka kërkuar që Holanda të marr qëndrim pozitiv në raport me Kosovën për liberalizimin e vizave, pasi siç tha ai, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Ai ka thënë se se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë në Zonën Shengen dhe nuk do të shkelin detyrimet që dalin nga lëvizja e lirë.

Kryesenatorja holandeze, Ankie Broekers-Knol, tha se në Senatin e Holandës Kosova gëzon përkrahje nga çdo përbërje e tij, ndërsa konfirmoi mbështetjen për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm