I ftuar nga diplomatët e njohur italianë, Franco Fratini dhe Ricardo Sesa, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një ligjëratë para diplomatëve të rinj të akredituar në Romë, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net .
Gjatë ligjëratës, Veseli tha se krijimi i shtetit të Kosovës ka sjell stabilitet në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
"Kosova vazhdon të mbetet ndër faktorët kryesorë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit. Republika e Kosovës po vazhdon rrugën e saj drejt fuqizimit të shtetësisë dhe zhvillimit ekonomik, ndërsa në këtë aspekt ne ftojmë bizneset italiane që të jenë më shumë prezente në ekonominë kosovare, e cila ka stabilitet dhe në vazhdimësi po shënon rritje", tha Veseli.
Pas ligjëratës, Veseli ka bashkëbiseduar me diplomatët italianë, të cilët dhanë mbështetje për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe në fuqizimin e diplomacisë kosovare.
Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Veseli është pritur në një takim të veçantë edhe nga arbëreshët e Italisë.
Gjatë kësaj pritjeje, Veseli tha se arbëreshët janë panteon i kulturës, traditës dhe mbijetesës shqiptare në Itali.
Edhe
Italia mbështet Kosovën për integrimet evropiane
Arbëreshët performuan disa këngë të tyre tradicionale.
Me qëllim të ruajtjes së kulturës dhe fuqizimit të raporteve mes Kosovës dhe arbëreshëve në Itali, Veseli i ftoi një grup përfaqësues të organizatave kulturore arbëreshe për vizitë në Kosovë. Ai tha se Kuvendi i Kosovës do të investojë që ta ketë një kënd të Kosovës në institucionet kulturore arbëreshe në Romë.