Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka pritur në takim një grup përfaqësuesish të komunitetit Rom, të drejtuar nga deputeti Allbert Kinolli.
Duke uruar të gjithë qytetarët e komunitetit rom në Kosovë për ditën e tyre, Veseli tha se komunitetet pakicë janë një ndër pasuritë kryesore që ka shteti ynë.
Ai tha se përcaktimi kushtetues dhe ligjor i të drejtave dhe lirive të komuniteteve pakicë, e vë Kosovën në pozitë të lartë në renditjen botërore, si shtet me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie e religjioni, thuhet në një komunikatë dërguar medieve.
Veseli çmoi lart orientimin shtet formues të komunitetit rom në Kosovë dhe kontributin e tij në avancimin e proceseve demokratike në vend.
Kreu i Kuvendit tha se institucionet do të vazhdojnë angazhimet për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe rritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit.
Përfaqësuesit e komunitetit rom, nga ana e tyre, falënderuan kryeparlamentarin Veseli për angazhimin dhe mbështetjen e tij të parazervë ndaj të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë, përfshirë edhe atë rom.
-
Kurti: Diversiteti kulturor është pasuri e Kosovës
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti: Serbët lokalë t’i shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë
-
Ligji për të Huajt, Vuçiq: Lehtësim për serbët, në Rashkë do të bisedoj me ta