Kryeparlamentari Kadri Veseli me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së shtypit ka vlerësuar se zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme.
“Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët. Këto ditë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe NDI, kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit - e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës. Liria e Fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Politikanët kosovarë thonë se mediat janë ndër shtyllat kryesore të demokracisë
-
Osmani: Liria e medias, shtyllë e një demokracie të lulëzuar
-
Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë, vlerësohet puna e legjislativit
-
Veseli: Studentët e 1 Tetorit iu bashkuan kërkesave fundamentale për liri
-
KPM u bën thirrje institucioneve të Kosovës të krijojnë kushte më të favorshme për mediat