Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar 22-vjetorin e masakrës në Srebrenicë.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se edhe Kosova ishte viktimë e një masakre të tillë.
Shkrimi i Veselit në Facebook:
Sot kujtojmë me dhimbje Srebrenicën, e cila, 22 vjet më parë, përjetoi masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ky gjenocid që tronditi botën mbetet dëshmi se sa e rrezikshme është ideologjia ekstreme nacionaliste. Këtë, populli i Kosovës e di më së miri, sepse ishte viktimë e këtij mentaliteti. Rajonit i duhet ruajtja dhe forcimi i paqes.
Artikuj të ngjashëm
-
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës
-
BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, por nuk ndëshkon ata që e mohojnë
-
Kujtesa si rezistencë: Rrëfimi i dëshmitarit për Srebrenicën
-
Sveçla kërkon reagim konkret e më aktiv të Shqipërisë kundër deklaratës së ministres serbe
-
Srebrenica s’e harron gjenocidin