Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë ku u vranë 8372 myslimanë.
“Sot në 24-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, më të madhes në zemër të Europës, është koha jo vetëm të lutemi për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjen e patreguar që përjetuan popujt e rajonit tonë, por njëkohësisht të kërkojmë drejtësi deri në fund për shkaktarët e këtij gjenocidi të pamëshirshëm. Duhet të ndërgjegjësohemi e përgjegjësohemi që bashkëjetesën etnike-fetare dhe kulturore ta ruajmë e ta forcojmë, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, në mënyrë që tragjedi të tilla t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur të historisë së rajonit tonë”, ka shkruar Meta në Facebook.
Bashkë me këtë shkrim ka publikuar edhe një fotografi të tij nga Sarajeva.
“Kjo foto e qytetit të bukur të Sarajevës, ku harmonizon natyrshëm objektet e besimeve të ndryshme fetare, të shërbejë për të ecur përpara drejt të ardhmes se përbashkët në Bashkimin Europian, duke evidentuar edhe trashëgiminë historike të bashkëjetesës mes kombeve dhe popujve të rajonit tonë”, shkruan Meta.
Në Bosnjë, sot po përkujtohen mbi 8 mijë civilë - gra, fëmijë e pleq boshnjakë të masakruar nga forcat ushtarake serbe, masakra më e madhe pas luftës së Dytë Botërore e shënuar në Europë.
-
Mijëra njerëz mblidhen për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë
-
Osmani për Srebrenicën: Të qëndrojmë bashkë kundër përpjekjeve për mohimin e mizorive
-
Michel: Përvjetor tragjik që na kujton se duhet të punojmë për paqe
-
Bushati: Gjenocidi i Srebrenicës, një nga momentet më të errëta të njerëzimit
-
Haradinaj: Masakra në Srebrenicë nga regjimi i Millosheviqit mbetet njollë e pashlyer