Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 24 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8372 myslimanë.
“Në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, nderojmë me respekt mijëra viktima civile, fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur. Kjo masakër, na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor. Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan nga regjimi i Millosheviqit dhe vartësve të tij, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar. Sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Koha.net.
Në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë do të varrosen mbetjet e 33 viktimave të masakrës, të gjetura në disa varre masive gjatë vitit të fundit.
Viktima më e re që do të varroset është Osman Cvrka. Ai ka qenë 16 vjeç kur është vrarë.
Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.
Derisa vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdojnë ende.
Edhe
31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur
Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.
Ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, për masakrën në Srebrenicë dhe mizoritë e tjera gjatë luftës në Bosnje.
Edhe ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, është dënuar me burgim të përjetshëm për krime të luftës, përfshirë gjenocid.
-
Bota mblidhet në Potoçari, në përkujtim të mbi 8.000 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës
-
Mijëra njerëz mblidhen për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë
-
29 vjet nga masakra e Srebrenicës
-
Mijëra njerëz përkujtojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë të kryer nga serbët 28 vjet më parë