Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim e i ka dëshiruar mirëseardhje Ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e shenjtë për popullin dhe institucionet e Kosovës. Me Ambasadorin Kosnett, i cili është një diplomat me eksperiencë të madhe dhe që ka kontribuar për vendin tonë edhe më herët, biseduam për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova, por edhe reformat që kemi ndërmarrë si shtet”, tha Veseli.
Kosova, sipas tij, do të ecë përkrah me SHBA-në në çdo hap.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë e re drejt prioriteteve të përbashkëta
-
Kurti kërkon mbështetje për Kosovën prej ligjvënësve amerikanë
-
Kurti thotë se Kosova ka gatishmëri për bashkëpunim më të afërt me SHBA-në
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme