Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar dënimin me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiqit, për gjenocidin në Bosnje.
Ai ka thënë se dënimi i Mlladiqit është ngushëllimi që kanë merituar për vite me radhë familjet e të vrarëve në Bosnje, edhe pse vuajtjet e tyre nuk mund të shërohen kurrë.
“Drejtësia ndërkombëtare, ndonëse me vonesë, konfirmoi sot për gjenocidin që Serbia kreu në Bosnje. Vuajtjet e tmerrshme që ka përjetuar populli në Bosnje nuk shërohen kurrë, por dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiç është ngushëllimi që kanë merituar për vite me radhë familjet e mijëra civilëve të pafajshëm që u masakruan. Evropa nuk mund t'i jetësojë idealet e veta për bashkim, liri e barazi mes popujve, pa e vendosur në vend drejtësinë. Dhe, kjo vlen edhe për krimet që i janë bërë popullit tonë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.
- Një regjim në këmbë për një kriminel lufte
-
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi: Vendimi ndaj Dodikut, “goditje serioze për popullin serb”
-
Krimineli Mladiq mbetet në burg, refuzohet kërkesa për lirim të parakohshëm
- Të mos harrohet se Serbia e Millosheviqit ka bërë pastrim etnik në Kosovë
-
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës