Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 20 vjet pas krimit, Ratko Mlladiq dënohet me burgim të përjetshëm

Është dënuar me burgim të përjetshëm Ish-komandanti i serbëve në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Tribunali i Hagës e ka shpallur krime luftë në Bosnje por jo edhe për gjenocid.

I njohur si Kasapi i Bosnjës, Mlladiq udhëhoqi forcat serbe drejt shumë krimeve të luftës siç ishte masakra e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë 8 mijë njerëz dhe rrethimin e Sarajevës për katër vjet me ç’rast u vranë rreth 10 mijë njerëz, raporton KTV.

Tribunali për krime lufte në Ish-Jugosllavi e shpalli atë fajtor për 10 pika të aktakuzës nga 11 sosh.

Mlladiq, 74 vjeçar nuk ishte në gjykatë kur është lexuar vendimi ndaj tij. Ai ishte larguar paraprakisht meqë fyente e shante gjykatësit. Ai ndodhej në gjykim në Hagë që nga arrestimi i tij në Serbi në vitin 2011.

Ai ishte mbrojtur dhe fshehur nga familja e tij në Serbi dhe elemente të forcave të sigurisë për 16 vjet.