Zyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se ai ka marrë me shqetësim lajmin për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit, Isa Mustafa.
“Kuvendi i Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e Mustafa. Kryeparlamentari Veseli uron shërim sa më të shpejtë për z. Mustafa dhe kthim sa më parë në familje dhe punë”, thuhet në njoftimin për media të kryeparlamentarit.