Kosova nuk do të tkurret më, ka thënë Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli derisa ka mbajtur një konferencë për media ku tha se Kushtetuta është zgjidhje e problemit dhe se nuk do të ketë ndarje e as Asociacion me kompetenca të plota për komunat me shumicë serbe.
Veseli tha se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka bërë një punë të shkëlqyer për liberalizim të vizave.
“Mos-liberalizimi ka të bëjë me vendet e BE-së dhe jo me Komisionin Evropian e cila na përkrahë ne”, ka thënë Veseli, raporton TV Arta.
Derisa i ka dalë në mbrojtje për vizat, Veseli ka thënë se sa i përket taksës prej 100%, nuk ka pritur që Bashkimi Evropian të reagojë vetëm ndaj Kosovës.
“Kjo disbalancë ka bërë që me të drejtë të reagojnë qytetarët. Qytetarët janë të shqetësuar nga thirrja e BE-së për largim të taksës ndaj produkteve serbe e jo edhe ndaj bllokadës që i bën Serbia Kosovës”, ka thënë Veseli.
Ai është pyetur edhe për rolin e delegacionit shtetëror për Dialog kur BE-ja tha se në bisedime e duan presidentin Thaçi. Veseli u përgjigj se “inatet e brendshme duhet të lihet anash sepse nuk i shërbejnë askujt” dhe se “zgjidhja është të njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”.
Edhe
Osmani takon Costan: S’ka arsye të shtyhet heqja e plotë e masave
Veseli ka përmendur edhe letrën e presidentit Trump dërguar Thaçit, të cilën e ka përshëndetur.
“Falënderoi SHBA-në për përkrahjen e vendimeve që ka marrë Kosova dhe letrën që ka marrë presidenti Thaçi”, tha kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.