Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, përmes një letre drejtuar ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, e ka falënderuar këtë të fundit për vlerësimet që i ka bërë Kosovës në mbledhjen e fundit të këtij organi.
Në letër, Veseli ka thënë se pret me padurim vazhdimin e progresit të vendit në bashkëpunim me SHBA-të dhe me Kombet e Bashkuara.
“Është kënaqësi për mua që ju shkruaj, për t’ju dhënë falënderime dhe mirënjohje të sinqertë në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për deklaratën e juaj të fuqishme, për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkaua. Ne jemi krenarë për progresin që kemi bërë brenda një kohe të shkurtër pas shpalljes së pavarësisë dhe angazhohemi që të vazhdojmë këtë progres në bashkëpunim me Shtetet e Bashkauara të Amerikës dhe Organizatën e Kombeve të Bashkauara”, ka shkruar Veseli në letrën drejtuar ambasadores Haley, raporton Koha.net.

“Republika e Kosovës është krenare që është aleate e përjetshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë dhe ju falënderohet për miqësinë tuaj”, ka përfunduar Veseli letrën e tij.
Ditë më parë, ambasadorja Haley, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në një takim të OKB-së, ka vlerësuar se Kosova ka bërë progres, ndërsa ka theksuar se shteti i Kosovës duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e OKB-së.
-
Veseli ia prezanton idenë e Tribunalit për gjenocidin e Serbisë, ndihmës sekretarit gjeneral të OKB-së
-
Veseli: Me SHBA-në do ta sigurojmë njohjen nga Serbia dhe ulësen në OKB
-
Veseli, Kosnettit: Kosova në çdo hap përkrah SHBA-së
-
Delawie: SHBA-ja mbetet mbështetëse e parezervë e Kosovës në ecjen e saj përpara
-
Pacolli: Nikki Haley përballet me të gjithë ata që e sulmojnë të ardhmen e Kosovës