Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca, me të cilin ka diskutuar për proceset politike në Kosovë, arritjet e shtetit të Kosovës në shumë fusha dhe aspiratat në të ardhmen.
Kreu i legjislativit konfirmoi se shteti i Kosovës është i përkushtuar në avancimin e demokracisë së brendshme, zhvillimin ekonomik dhe rrugëtimin euro-atlantik.
Veseli shtoi se Kosova me politikën e vet të fqinjësisë së mirë, kontribuon në stabilitet, paqe, dialog dhe bashkëpunim në rajon. Kreu i Kuvendit tha në takim se nëpërmjet dialogun me Serbinë, Kosova synon arritjen e marrëveshjes obligative ligjore nga e cila Kosova do të njihet si shtet i pavarur dhe sovran nga shteti serb dhe në të ardhmen e afërt të bëhet anëtare me të drejta të plota e OKB-së.
Ai e ka informuar ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së edhe për nismën e tij në kuadër të ballafaqimit me të kaluarën dhe ndëshkimit të krimeve të luftës të bëra nga Serbia. Me këtë rast, ai ka kërkuar ndihmën e tij, që OKB-ja të marrë në konsideratë peticionin e vitit 2014 që përmban mbi 115 mijë nënshkrime, përmes të cilit kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Po ashtu, Veseli ka theksuar se është e padrejtë mospërfshirja e dhunës seksuale gjatë luftë së Kosovës, në raportet e përvitshme të OKB-së, duke shtuar se pa të vërtetën dhe pa drejtësinë, vështirë se mund të ketë paqe dhe pajtim. Sekretari gjeneral i OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca, foli për qëllimin e vizitës së tij, i cili ishte prezantimi i punës të Kombeve të Bashkuara në vend.
Sekretari gjeneral i OKB-së dhe Veseli po ashtu diskutuan për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit në Ballkanin Perëndimor.
-
Veseli: Me SHBA-në do ta sigurojmë njohjen nga Serbia dhe ulësen në OKB
-
Bislimi me ndihmëssekretarin e OKB-së, “ia rikujton kërcënimin që Serbia paraqet për Kosovën”
-
Veseli, QUINT-it: BE-ja të ndalojë përpjekjet e Serbisë për kolonizim si dhe të dënojë kriminelët serbë të luftës
-
Veseli thotë se ka marrë përkrahje në SHBA për fazën finale të dialogut me Serbinë
-
Engel në takim me Veselin: BE-ja të ndërmarrë hapa të shpejtë për liberalizimin e vizave dhe Serbia ta njohë Kosovën