Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli e Haradinaj me deklarata të kundërta për vettingun

Kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli, kanë dalë me deklarata kundërthënëse për procesin e vettingut, ndonëse që të dy janë udhëheqës të koalicionit qeverisës, raporton KTV.

Haradinaj kundërshton që të ketë një proces të vettingut në vend, ndonëse kjo ishte premtuar nëpërmjet programit qeverisës.

Por, ndryshe nga Haradinaj, partneri i koalicionit, PDK-ja në krye me Kadri Veselin, kërkon që të bëhet procesi i verifikimit të sigurisë, që njihet si “vettingu”.

Ndonëse e sheh të domosdoshëm procesin e vettingut, juristi Ehat Miftaraj, thotë se partitë politike nuk janë të interesuara që të bëhet ky proces.

Këtë përplasje ndërmjet Haradinajt dhe Veselit për vettingun, analisti Imer Mushkolaj, e sheh si marketing për pikë politike.

Artikuj të ngjashëm