Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli diskuton me përfaqësues të organizatave rinore për problemet e rinisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar sot turin e radhës të dëgjimit, me ç‘rast në Gjilan ka takuar përfaqësues të organizatave rinore nga e gjithë Kosova, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në takim ishin prezentë përfaqësues të organizatave rinore nga komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë dhe u diskutua për sfidat që ka rinia dhe idetë më të mira për tejkalimin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të rinjtë dhanë ide të ndryshme që lidhën me edukimin dhe punësimin, por edhe në përfshirjen e tyre në vendimmarrje. Ata theksuan nevojën që komunat, por edhe Qeveria të rrisin fondet për organizatat rinore në mënyrë që ato të avokojnë më shumë për çështjet e rinisë. Një nga sfidat kryesore u theksua edhe mungesa e Ligjit për Vullnetarizmin, që do ta njihte si përvojë, punën vullnetare të te rinjve, transmeton Koha.net.

Arton Musliu nga Organizata ‘Demokracia’ nga Vitia ka thënë se edukimi është një prej sfidave më të mëdha të rinisë.

"Një problem tjetër me të cilin përballemi ne si shoqëri është një sistem jo i qëndrueshëm dhe efikas i sistemit gjyqësor dhe prokurorial, sepse ky e zhvillon shtetin si shoqëri dhe çështja e tretë është konkurrenca. Në Kosovë sot nuk ka konkurrencë", ka thënë ai.

Hanife Osmani nga Organizata “Akces” ka thënë se femra duhet të jetë më e përfaqësuar.

"Femrat e reja në shoqëri duhet përkrahur me fondacione në mënyrë që të jenë më të përfaqësuara dhe pjesëmarrëse në vendime”, ka thënë ajo.

Nga ana e tij, Veseli tha se të rinjtë duhet të jenë sa më aktivë në jetën publike dhe të kërkojnë që të drejtat e tyre dhe kërkesat të realizohen nga vendimmarrësit.

“Kisha pasur dëshirë qe 60 për qindëshi i Kosovës të merr përgjegjësi më shumë, me qenë më proaktiv dhe me kriju më shumë presion, i cili është pozitiv i cili i ngrit shqetësime të cilat janë. Unë po ju thërras që të mos heshtni, bëhuni kritik", ka thënë ai.