Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar në lidhje me debatet e ditëve të fundit rreth mundësisë që në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe ndryshimi i kufijve.
Në një koment që publikohet të hënën në “Koha Ditore”, Veseli ka shkruar rreth pozicionit të tij dhe të partisë që udhëheqë në raport me idetë për ndarjen e Kosovës, apo edhe ndryshimin e kufirit, që kohët e fundit është paralajmëruar si korrigjim i kufijve.
“Meqë jetojmë në një shtet demokratik, duhet ta pranojmë si të mirëqenë faktin se mendimet e njerëzve janë të lira. Gjithmonë do të jenë të tilla në shoqërinë tonë. Por vendimet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës janë te qarta”, ka shkruar Veseli, duke theksuar se “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm”.
Ai ka shkruar edhe rreth debatit dhe konsensusit të munguar mes partive politike të vendit, si dhe propozimeve që këto ditë vijnë nga shumë anë, e që krijojnë një “klimë të panevojshme tensioni, frike e pasigurie tek qytetarët”.
Shkrimin e plotë të Veselit mund ta lexoni të hënën, në Koha Ditore.
-
Veseli: Asnjë centimetër tokë e Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë
-
Veseli në Kaçanik: Të bëhemi bashkë për ta përfunduar çështjen me Serbinë
-
Veseli për Der Standard: Për marrëveshjen me Serbinë do të ketë referendum
-
Veseli: S’ka kurrfarë korrigjimi, s’ka Republika Serbe dhe ka veç një Mitrovicë
-
Veseli fton për të mërkurën krerët e vendit dhe faktorët përgjegjës për të koordinuar dialogun