Kryetari PDK-së, Kadri Veseli pas përfundimit të takimit me disa ministra e anëtarë të kryesisë në PDK-ka thënë se vendimet merren nga PDK-ja e ai si lider, por jo nga individët.
Abelard Tahirin ka vazhduar ta quajë ministër e si një nga më të guximshmit në kabinetin qeveritar duke thënë se është ai që nuk ka pasur asnjë aferë korruptive.
“E takova Abelard Tahirin , është nga ministrat që ka bërë punë shumë të guximshme e s’ka asnjë aferë korruptive, vendimmarrja do të jetë e imja, e PDK-së dhe e asnjë individi”, ka thënë pas takimit Veseli.
Ka mohuar se ka pasur mbledhje urgjente të kryesisë së PDK-së, ndërsa ka thënë se kthimi i tij nga Londra nuk ishte urgjent, por ishte paraparë që aq të zgjaste vizita atje.
Vetë Abelard Tahiri ka thënë se vendimi do të bëhet publik deri pasdite, e nuk ka dashur të komentojë nëse largimi i tij i mundshëm nga Qeveria ndodhë për shkak të vizitës që i kishte bërë liqenit të Ujmanit krah presidentit Hashim Thaçi.
-
Tahiri: S’u ftuam zyrtarisht nga Kurti, të mos flasim për mesazhe me kërkesa për pazare
-
Tahiri: Ende s’kemi asnjë informacion për seancën për presidentin
-
Tahiri pasi nuk arriti të bëhet deputet: Do të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së
-
Tahiri i bindur që Kurti nuk i ka votat
-
PDK-ja për vrasjet e fundit: Përgjegjëse direkte, Qeveria