Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të premten sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannier, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Misionit të OSBE-së për vendin tonë, sidomos në ndërtimin e institucioneve demokratike.
Kreu i Kuvendit të Kosovës e ka konsideruar të nevojshme vazhdimin e bashkëpunimit me këtë mision, në funksion të forcimit të mëtejmë të demokracisë dhe ofrimit të asistencës në shumë sfera.
Veseli e ka njohur Zannier edhe me zhvillimet aktuale në vendin tonë, me theks të veçantë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke e konsideruar të rëndësishme ratifikimin e marrëveshjes.
Lidhur me Asociacionin i komunave me shumicë serbe, Veseli tha se ai do të themelohet në pajtim me Kushtetutën dhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Nga ana e tij, Zannier konfirmoi përkushtimin e misionit të OSBE-së për të vazhduar mbështetjen për institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen.
-
O'Brien: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për themelimin e Asociacionit
-
Veseli: Me Malin e Zi do të kemi vetëm mirëkuptim dhe marrëveshje
-
Veseli ia prezanton idenë e Tribunalit për gjenocidin e Serbisë, ndihmës sekretarit gjeneral të OKB-së
-
OSBE-ja mbetet partnere dhe mbështetëse e Kosovës, thotë Zannier
-
“Bashkëpunimi Kosovë – Kanada duhet thelluar”