Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vërshoi Lumi në fshatin Poroj, bllokohet rruga Jazhincë-Tetovë

Lumi i fshatit Poroj sërish ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar duke sjellë me vete rërë dhe baltë nga malet. Për pasojë është bllokuar rruga Tetovë-Jazhnicë në këtë fshat.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar apo viktima gjatë vërshimeve, ndërkohë nuk ka as vetura të bllokuar, transmeton Koha. Policia mban të bllokuar këtë aks rrugor duke u rekomanduar vozitësve që të shfrytëzojnë rrugë alternative për të ardhur në Tetovë dhe njëkohësisht për t’u kthyer në fshatrat e komunës së Tearcës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendngjarje kanë dalë ekipet e njësisë së zjarrfikësve të cilët janë duke ndjekur situatën. Po ashtu sipas raportimeve bëhet e ditur se është dëmtuar edhe një urë në fshatin Poroj.

Image

Banorët e këtyre fshatrave gjithnjë me ankth i përjetojnë këto fatkeqësi natyrore, sidomos pas vërshimeve katastrofale të vitit 2015.

Në vendngjarje ende nuk janë parë zyrtarë të pushtetit lokal dhe atij qendror. Në ndërkohë ende zyrtarisht nuk ka informata nga institucionet shtetërore për dëmet që janë shkaktuar në vërshimi në fshatin Poroj.